Tërshëra është një central energjik i shëndetshëm e pasur me vlera të mëdha ushqyese për shëndetin.

Shtimi i tërshërës në dietën tuaj do t’ju bëjë të dukeni dhe të ndiheni mirë. Konsumi i përditshëm i tërshërës:

1. Përmirëson shëndetin e zemrës – Ushqimet me bazë fibrash janë të lidhura me shëndetin e mirë të zemrës. Tërshëra përmban kalium dhe kalcium të cilat për reduktimin e presionit të lartë të gjakut. Një studim i publikuar në The American Journal of Clinic Nutrition ka zbuluar se konsumimi i drithërave të plota është i lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve koronare për shkak të fibrave të shpërbëshme.

 2. Ndihmon në menaxhimin e peshës Studimet kanë treguar se tërshëra tretet më ngadalë krahasuar me cornflakes, duke ju lënë për më gjatë ndjenjën e ngopjes.

3. E shëndetshme dhe me vlera ushqyese Tërshëra është e ulët në yndyrna, por përmban 5 gr proteina për porcion. Gjithashtu përmban makro nutrientë si hekuri, bakri, fosfori dhe zinku.

4. Më shumë energji Ngrënia e mëngjesit ju siguron energji për gjithë ditën. Nëse konsumoni tërshërë çdo ditë, do të merrni sasinë e mjaftueshme të energjisë. 5. Parandalon diabetin Për shkak të indeksit të ulët të glicemisë, tërshëra është e dobishme kur bëhet fjalë për reduktimin e rriskut të diabetit. Një dietë me indeks të ulët glicemie është e lidhur me një rezistencë më të vogël të insulinës dhe prevalencë të ulët të diabetit të tipit 2. 6. Mbron lëkurën Tërshëra është përdorur si agjent qetësues për të zbutur dhimbjet dhe irritimin si dhe duke siguruar një sërë benefitesh për lëkurën. Tërshëra është në gjendje të normalizoj PH e lëkurës duke i dhënë një pamje te qetë asaj. Kjo është arsyeja pse banjat me tërshërë rekomandohen për lëkurë të irrituar. Ajo hidraton lëkurën duke e ndihmuar kundër irritantëve.


Marrë nga http://www.ikub.al/Magazine/16/05/20/cfare-ndodh-nese-hani-tershere-cdo-dite–0127.aspx