Mendojmë vazhdimisht se si ta lehtësojmë eksperiencën e blerjes në të përditshmen tuaj. Gjithçka, me sa më pak shpenzime për ju!

Hippo Markets është një rrjet supermarketesh i themeleuar në Shqipëri në nëntor të vitit 2015. Aktualisht pjesë e rrjetit tonë janë shtatë supermarkete, nga të cilat gjashtë prej tyre ndodhen në Tiranë dhe një në qytetin e Vlorës.

Jemi të specializuar dhe sjellim për klientët tanë një gamë të gjerë artikujsh të përdorimit të përditshëm, ushqimore edhe jo ushqimore. Në të gjitha supermarketet tona do të gjeni një shumëllojshmëri zgjedhjeje, që nga ushqimet e freskëta e deri tek produktet e enëve të kuzhinës apo ato kozmetiket për përdorim intim.

Ne e dimë sa rëndësi ka për ju që të konsumoni produkte sa më të mira dhe cilësore, prandaj kujdesemi në përzgjedhjen e tyre çdo ditë. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar, të cilët janë mëse të gatshëm t’ju asistojnë gjatë blerjeve, t’ju japin informacion për çdo produkt dhe të bëjnë githçka që ju të ngeleni gjithmonë të kënaqur nga eksperienca në Hippo Markets.

Gjithashtu, jemi gjithmonë në kërkim të produkteve interesante që mund të përshtaten me kërkesat, standardet dhe pritshmëritë tuaja. Që nga dita e parë e themelimit, çdo ditë e më shumë, synojmë t’jua bëjmë mënyrën e blerjes së përditshme sa më të lehtë dhe të këndshme, sepse Hippo është vendi juaj special.