Si të hapësh një Hippo

Hippo Market është një rrjet në zgjerim të vazhdueshëm, falë dëshirës dhe mendësisë për të qenë të hapur ndaj të gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve potencialë. Kushdo që ka një supermarket apo një rrjet supermarketesh dhe i pëlqen filozofia jonë e shërbimit është i ftuar të bëhet pjesë e grupit Hippo. Benefitet e të qenit pjesë e rrjetit tonë janë të mëdha dhe të garantuara në kohë.

Ju mund të përfitoni nga eksperienca jonë e suksesshme në treg dhe nga raporti i shkëlqyer që kemi krijuar me klientët tanë, në të gjitha supermarketet Hippo. Nën logon Hippo ju diferencoheni bindshëm nga të gjithë supermarketet e tjera, pasi keni mundësinë të ofroni për klientët tuaj shërbime cilësore, një shumëllojshmëri produktesh të garantuara dhe të sigurta.

Duke u bërë pjesë e rrjetit tonë ju përfitoni nga partneriteti i shkëlqyer që Hippo Markets ka krijuar me furnitorë të rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë. Gjithashtu, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë komunikimit, ndaj jemi tejet aktivë në zhvillimin e fushatave të marketingut dhe në organizimin e eventeve në të gjitha supermarketet tona.
Na kontaktoni në adresën e më poshtme. Do t’ju përgjigjemi menjëherë!

partner@hippo.al

Do të vendosësh një produkt në raftet tona?

Ne jemi gjithmonë në kërkim të produkteve interesante për t’i shërbyer klientëve tanë. Nëse jeni një prodhues ose kompani distribucioni dhe mendoni se produktet tuaja i ka të gjitha standardet dhe cilësitë për të patur sukses në raftet tona, jemi mëse të disponueshëm që t’ju japim të gjithë hapësirën apo kushtet e nevojshme.

Për më shumë informacion ose për të patur një kontakt direkt me ne, mos hezitoni të na shkruani në adresën e më poshtme.

b.tila@hippo.al

Apliko dhe bëhu njëri prej nesh!

Hippo Markets është gjithmonë në kërkim të personave që kanë dëshirë të punojnë me cilësi dhe përkushtim.
Mendoni se keni aftësi të mira komunikimi dhe jeni mjaftueshëm energjikë për t’i falur një eksperiencë të kënaqshme klientëve Hippo?
Atëherë, ne po kërkojmë pikërisht ju!

Ne mundohemi çdo ditë që punonjësit Hippo të kenë të gjitha kushtet për një punë dnjitoze dhe gjithashtu mundësinë për t’u rritur profesionalisht.
Apliko tani, nise cv-në tënde në adresën e më poshtme:

hr@hippo.al